Donjeta Sadiku të dielën shënoi fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Stamboll të Turqisë dhe u kualifikua për në çerekfinale. Ajo mposhti me luftë bindëse 5:0 boksieren Jocelyne Tshamala me prejardhje nga Kongo, në kategorinë 57-60 kilogramë.
Sot, në orët e pasdites, Sadiku do ta zhvillojë luftën e radhës nga ku edhe synon që të fitojë medalje.