UBT News

​Donjeta Sadiku lufton sot për medalje evropiane

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku do ta zhvillojë sot luftën e radhës në Kampionatin Evropian të boksit që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi.

Medalistja botërore në kategorinë 60 kilogramë do të ballafaqohet me boksieren nga Rumania, Marin Loredana Andreea, luftë kjo që pritet të zhvillohet nga ora 14:00.

Një medalje në kategorinë e seniorëve i mungon Kosovës tash e 35 vjet dhe synimi i Sadikut është që të bëjë sërish histori.

Exit mobile version