Sergio Ramos është afër nënshkrimit me Paris Saint-Germain ku do të ketë mundësinë të bashkojë forcat me një lojtar që e ka vlerësuar në të kaluarën, Neymarin.
Të dy e admirojnë dhe nuk kanë hezituar të lavdërojnë njëri-tjetrin në raste të ndryshme, pavarësisht nga e kaluara e Neymar në Barcelonë, Ramosi e ka etiketuar brazilianin si një nga më të mirët në botë.
“Neymar është një lojtar i nivelit të lartë, Një nga tre më të mirët në botë”, kishe thënë Ramos.
Superylli i PSG-së është përballur me Ramosin disa herë në fushë dhe pranoi në vitin 2019 që qendërmbrojtësi spanjoll është një nga kundërshtarët më të vështirë që ai është përballur ndonjëherë.
“Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur”, kishte thënë Neymar.
Në PSG, Ramos do të ribashkojë forcat me ish-shokët e ekipit Keylor Navas dhe Angel di Maria dhe do të luajë nën një nga trajnerët më të mirë në Evropë, Mauricio Pochettino.
Kontrata e Ramosit me Real Madridin zgjati deri më 30 qershor, por të dy palët nuk arritën të gjejnë një marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin.
Tani, sipas RMC Sport, ish-kapiteni i “Los Blancos” do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me klubin francez.