Me fitoren e së mërkurës kundër Rayo Vallecanos, Barcelona ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Copa del Rey në Spanjë.
Sulmuesi argjentinas Lionel Messi u rikthye në fushë pasi përfundoi dënimin prej dy ndeshjeve për shkak të kartonit të kuq.
Rikthimi i tij frymëzoi Barcelonën për ta përmbysur rezultatin ndaj Vallecanos kur Messi realizoi golin e barazimit dhe më pas De Jong shënoi për 2-1 dhe për të siguruar fitoren dhe kualifikimin tutje.
Në fund të ndeshjes, numri 10 i Barcelonës u “detyrua” të mbetet në fushe për disa minuta më shumë pasi ishin djemtë të cilët kujdesen për mbledhjen e topave ata që i kërkuan të bënin foto me të secili veç e veç.
Leo e pranoi me mirësjellje kërkesën e tyre dhe ua plotësoi dëshirën edhe pse ata ishin nga një skuadër kundërshtare.