UBT News

​Dita kur Anglia ndaloi duhanin në hapësirat e brendshme publike

Më 1 korrik 2007 pirja e duhanit në Angli u ndalua në të gjitha hapësirat e brendshme publike. Që nga ai moment, pirja e duhanit në këto vende ishte në kundërvajtje me ligjin.

Mendohej se ligji do të ndihmojë shpëtimin e mijëra jetëve njerëzore, si dhe të krijojë objekte më të shëndetshme dhe të pastra argëtimi dhe pune.

Çdokush që shkel ligjin mund të gjobitet deri 200 euro për pirjen e duhanit në një vend të ndaluar.

Tymi i duhanit pasiv që hyn në organizmin tuaj përmban mbi katër mijë kimikate, mbi 50 e të cilave shkaktojnë kancer.

Ekspozimi për një kohë të gjatë mund të shtojë rrezikun që ju të merrni një sëmundje të rëndë përfshirë kancerin e mushkërive, sëmundje të zemrës ose atakun e astmës.

Ai po kështu rrezikon fëmijët të marrin sëmundje të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe sindromën e vdekjes së menjëhershme të foshnjave (SIDS).

Exit mobile version