UBT News

​Dita Botërore e Kafshëve

Dita Botërore e Kafshëve shënohet çdo vit më 4 tetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përmirësimin e standardeve të mirëqenies së kafshëve në të gjithë globin. Ajo fillimet i ka në vitin 1931 në Firence të Italisë, ku në një konventë të ekologëve të asaj kohe u vendos 4 tetori si dita botërore e kafshëve.

4 tetori u zgjodh si Dita Botërore e Kafshëve, pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.

Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet jeta e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen në të gjithë globin.

Festimi i kësaj dite është një lëvizje për mirëqenien e kafshëve që vepron si një forcë globale për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjitha kafshët.

Dita Botërore e Kafshëve po rritet gradualisht në një ngjarje globale që bashkon dhe inkurajon lëvizjen e mbrojtjes së kafshëve duke hapur strehimore shpëtimi për kafshët, duke filluar fushata për mirëqenien e kafshëve dhe më shumë.

Exit mobile version