Distria Krasniq nuk ka arritur që të kalojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të Xhudos. Ajo u mposht në gjysmëfinale në kategorinë 52 kilogramë nga njëra prej xhudisteve më të mira në botë, japonezja Uta Abe.
Kjo është hera e tretë që Krasniqi mposhtet nga japonezja në garat ndërkombëtare.
Tani xhudistja kosovare do të luftojë për medaljen e bronztë.