UBT News

​Distria Krasniqi kalon në raundin e tretë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në raundin e tretë, pas fitores kundër Francesca Giordas.

Në kuadër të kategorisë deri në -48 kilogramë, Distria Krasniqi ka mposhtur në raundin e dytë xhudisten italiane, Francesca Giorda.

Krasniqi vazhdon ëndrrën për të siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Lisbonës në Portugali, ku në raundin e tretë do të përballet me izraeliten Shira Rishony.

Exit mobile version