UBT News

​Digjen tre automjete në një qendër tregtare në Lushnje

Tre automjete u përfshinë nga flakët në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare në lagjen “Çlirimi” në Lushnje.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 03:15, në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit me iniciale N. K. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike në automjet.

Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Exit mobile version