Ka dështuar mbledhja Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Në rend dite ishte raportimi i ministrit Liburn Aliu dhe shqyrtimi i tri projektligjeve, por kjo u shty për një datë tjetër pasi deputetë janë duke marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit.
Në rendin e ditës së Kuvendit është shqyrtimi i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, shqyrtimi i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për pijet e forta alkoolike.