UBT News

​Derbi mes Anglisë dhe Gjermanisë, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës do të zbarkojnë Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Gjermanisë, me synimin e vetëm për të siguruar biletën drejt çerekfinales së Euro 2020.

“Tre Luanët” në fazën e grupeve përfunduan në pozitën e parë në tabelën e Grupit D, kurse Gjermania që gjendej në “Grupin e Vdekjes” me Francën, Portugalinë e Hungarinë, u pozicionua e dyta në Grupin F.

Deri tani, në këtë Kampionat Evropian, Anglia ka formë më të mirë se Gjermania, ku ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, krahas një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje të gjermanëve.

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Lukas Klostermann, kurse trajneri i Anglisë Garreth Southgate do të ketë të gjithë skuadrën të gatshme për këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Saka, Kane, Sterling

Gjermania (3-4-2-1): Neuer; Rudiger, Ginter, Hummels; Gosens, Goretzka, Kroos, Kimmich; Werner, Mueller; Havertz

18:00 Anglia – Gjermania (Stadiumi Wembley-Londër)

Exit mobile version