UBT News

​Derbi Gjilani-Drita zhvillohet pa tifozë

Derbi i xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ai ndërmjet skuadrave rivale Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur klubi i futbollit Gjilani në një njoftim në faqen zyrtare ku thuhet se tifozët nuk do të lejohen në stadium për shkak të mungesës së tribunave dhe kushteve jo të favorshme.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 nëntor në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.

Në renditjen tabelare, Drita është liderë me 31 pikë, kurse Gjilani ka 23 pikë në vendin e katërt.

Exit mobile version