Nëse ai do të ishte gjallë, sot do të festonte 73-vjetorin e lindjes. Aktori dhe këngëtari me origjinë shqiptare dhe me famë botërore John Belushi u lind më 24 janar 1949 dhe vdiq më 5 mars 1982.
Belushi u lind në Çikago dhe ishte djali i Adam dhe Agnes Belushi. Babai i tij ishte një emigrant shqiptar i lindur në Korçë dhe në vitin 1934 vendosi të emigrojë në SHBA për të hapur më vonë dy restorante. John Belushi u rrit në Wheaton, në periferi të Çikagos, së bashku me vëllezërit më të vegjël Billy dhe Jim, dhe motrën Marian.
John Belushi u rrit në Kishën Ortodokse Shqiptare dhe mori pjesë në Wheaton School Central High, ku ai u takua me gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin. John Belushi aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe “Coolege of DuPage” afër Çikagos.
Aktori shqiptar u bë i famshëm në ShBA me komedinë “The Blues Brothers”. Fillimet e suksesit të tij në art, i pati në filmin e parë të tij “Animal House”. Një nga paraqitjet e tij të fundit, ishte roli i tij në një serinë humoristike “Police Squad”.
Ndërsa në gjithë SHBA-të bëhet i njohur me rolin e tij në “Saturday Night Live”, emision ky që është një nga shkallët e para për shumë aktorë që synojnë Hollywoodin.
John Belushi njihet edhe si pionier i ahengut “Saturday Night Fever”, dhe si shpikës i artikujve she shfaqjeve përcjellëse të filmave artistik.
Talenti për teatër iu vërejt qysh në moshën e fëmijërisë. Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin “The Blues Brothers”.
Në mars 1982, John Blush u gjend i vdekur në dhomën e tij në Kaliforni. Thuhet se në natën e vdekjes, ai priti në shtëpinë e tij miqtë e tij, Robin Williams dhe Robert De Niro.
Në prill 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, John Belushi u nderua me një yll në Hollywood “Walk of Fame”.
“Do të ishte më e lehtë të kishim një histori që festonte në fakt jetën e bukur të John: guximin e tij për të krijuar jetën që ëndërronte në një peizazh të panjohur, përkushtimin e tij për zanatin e tij, miqësitë e tij epike, dhe temperamentin e dashur”, pati thënë Judy Belushi për “Guardian” në fillim të 2019-së, duke kujtuar jetën e ish-bashkëshortit të saj, John Belushi.