UBT News

​Dardanët përkujdesen për pastrimin e fushës ku do të zhvillohet stërvitja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të zhvillojë stërvitjen e parë para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë e cila zhvillohet më 24 mars në “Fadil Vokrri”.

Sot nga ora 16:00 do të zhvillohet stërvitja e parë e cila do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali.

Për shkak se terreni atje është i mbuluar me borë, grupi i tifozëve “Dardanët” është organizuar për pastrimin e saj dhe po e përgatisin terenin që stërvitja të shkojë sa më mirë.

Exit mobile version