Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot do të ketë ndeshjen e fundit dhe vendimtare në Grupin C. “
Dardanët” do të përballen me Danimarkën në Naestved nga ora 19:00, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.
Basketbollistët e Kosovës janë stërvitur intensivisht për këtë sfidë në Prishtinë, derisa të mërkurën kanë pasur stërvitjen e parë në Danimarkë, si dhe do të kenë një stërvitje të fundit sot.
Motivi dhe dëshira është e madhe për fitore në kampin e Kosovës. Kosova kishte fituar sfidën e parë 78:73 dhe vetëm një fitore ndaj danezëve mban gjallë shpresat për kualifikim, pasi më parë pësoi dy humbje nga Norvegjia.