UBT News

​Dalot për paraqitjen kundër Francës: Ëndrra ime u bë realitet

BUDAPEST, HUNGARY - JUNE 23: Diogo Dalot of Portugal acknowledges the fans following the UEFA Euro 2020 Championship Group F match between Portugal and France at Puskas Arena on June 23, 2021 in Budapest, Hungary. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

Diogo Dalot u ka dërguar një mesazh tifozëve portugezë pas debutimit me Kombëtaren e Portugalisë, në barazimin 2:2 mbrëmë kundër Francës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester United bëri paraqitjen e parë, ku hyri në pjesë të dytë si zëvendësues i Nelson Semedos.

Tani, 22-vjeçarit i është bërë realitet ëndrra për t’u paraqitur me shtetin e tij, dhe këtë gëzim e ndau në rrjetet sociale.

“23.06.2021. Sot, këtë ditë do ta mbaj në mend si ditën që njëra nga ëndrrat e mija u bë realitet. Çfarë nderi i madh është të paraqitem për shtetin tim, në finale të një Evropiani, dhe në fazën e grupeve”, shkroi Dalot në Twitter.

Dalot u paraqit me Portugalinë U21, me të cilën arriti deri në finale të Kampionatit Evropian, duke e humbur nga Gjermania me rezultat minimal 1:0.

Ndërsa, ai u promovua në skuadrën kryesore të Kombëtares së Portugalisë si zëvendësim i yllit të Manchester Cityt Joao Cancelo, i cili ka kontraktuar virusin COVID-19.

Exit mobile version