UBT News

​Dalin në shitje me çmim të lirë biletat për sfidën Ballkani-Shkupi

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës që Ballkani do ta zhvillojë kundër Shkupit në kuadër të Ligës së Konferencës të enjten në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Klubi ka bërë të ditur se biletat janë duke u shitur fizikisht te sheshi i qytetit në Suharekë dhe tek fan-shopi i klubit te Stadiumi i Qytetit në Suharekë. Të mërkurën dhe të enjten biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë te New Born-i.

Biletat për tribunën perëndimore kushtojnë tri euro, lindje një euro, veri një euro dhe jug një euro.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe nga ana e tifozëve për këtë ndeshje.

Exit mobile version