UBT News

​Daku zbulon arsyen pse u largua nga grumbullimi me Kosovën

Sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku edhe pse ishte i ftuar nga trajneri Alaing Giresse për miqësoren kundër Armenisë, ai nuk ishte i pranishëm në ndeshje dhe pak para saj u largua nga grumbullimi.

Arsyen e largimit e ka bërë të ditur vet Daku përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se ishte i sëmurë dhe kjo e detyroi që ta braktiste skuadrën.

“Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë”, ka sqaruar Daku.

Kosova barazoi me Armeninë me rezultat 2-2 në “Fadil Vokrri”.

Exit mobile version