Kampioni i Premier Ligës angleze pritet të shpenzojë shuma të larta këtë afat veror të transferimeve.
Krerët e Manchester Cityt dëshirojnë që të arkëtojnë afro 78 milionë euro nga shitja e lojtarëve këtë verë, për të krijuar fonde për transferimet e Harry Kane dhe Jack Grealish, raporton “Daily Mail”.
Në mesin e lojtarëve që pritet të largohen janë edhe Jack Harrison, Pedro Porro, Lukas Nmecha, Yangel Herrera dhe Ivan Ilic, të cilët sezonin e kaluar e kaluan larg Cityt në formë huazimesh.
Kane është bërë prioriteti kryesor i Pep Guardiolas dhe pritet që me çdo kusht të sigurojë transferimin e yllit anglez.
Në anën tjetër, pas një sezoni të shkëlqyer me Aston Villan, shumë skuadra kanë shprehur interesim në Jack Grealish, ndër to edhe Manchester City i Pep Guardiolas.