UBT News

​Cherubini: Kean nuk është zëvendësimi i Ronaldos

Drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini ka insistuar që Moise Kean nuk është zëvendësimi i Cristiano Ronaldos, por një lojtar i së ardhmes që do të jetë pjesë e një projekti të ri me mentalitet fitues.

Ronaldo u largua nga Juventusi para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, dhe u rikthye te gjiganti i Premier Ligës angleze Manchester United, pasi që e kishte kërkuar vetë këtë gjë.

Pasi që Ronaldo u largua nga Juventusi, gjiganti i Seria A e riktheu Moise Kean sërish tek klubi në formë huazimi dy vjeçar nga skuadra e Evertonit.

“Kur Cristiano na tregoi që dëshiron të largohet, ne menjëherë menduam për të ardhmen. Kean nuk është zëvendësimi i sulmuesit portugez, por një nga lojtarët e planit për të vazhduar me fitore me një projekt ndryshe”, tha Cherubini.

Gjatë kohës së tij në stadiumin “Allianz”, Ronaldo regjistroi 101 gola përgjatë 134 ndeshjeve në të gjitha garat.

Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, me gjithsej 29 gola, por ish-skuadra e tij Juventusi përfundoi në vendin e katërt në tabelë, nën urdhrat e trajnerit Andrea Pirlo, i cili më pas u shkarkua, ku në vend të tij tani është Massimiliano Allegri.

Exit mobile version