Finalja e 46-të e Superkupës së Evropës do të jetë vetëm e shtata që do të diskutohet ndërmjet klubeve angleze dhe spanjolle, ku fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea dhe ai i Ligës së Evropës, Villarreali, ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Windsor Park” në Belfast dhe Villarreali do t’i ketë dy mungesa me Chukwueze dhe Parejo kurse në radhët e Chelseat nuk ka asnjë mungesë.
Këto janë formacionet e mundshme të dy skuadrave:
Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rudiger; Hudson-Odoi, Kante, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz; Werner
Villarreal: (4-4-2): Asenjo; Foyth, Albiol, Torres, Pedraza; Gomez, Morlanes, Trigueros, Pino; Moreno, Nino