Alaba dhe Upamecano po ashtu janë nën radarin e teknikut gjerman Tuchel.
Chelsea thuhet se ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayern Munich Niklas Sule, dhe se do të mundohen ta transferojnë gjatë merkatos verore, raporton “Sport Bild”.
“Blutë” po ashtu janë duke monitoruar situatat e dy mbrojtësve nga Bundesliga, David Alaba dhe Dayot Upamecano, pasi që tekniku Thomas Tuchel dëshiron ta përforcojë repartin e mbrojtjes.
Tani, emri i Sules është në listën e transferimeve të dëshiruara të Tuchel, ku mbrojtësi gjerman spekulohet se dëshiron të largohet nga Bayerni në fund të sezonit 2020/21, por edhe mbrojtësi i RB Leipzig Dayot Upamecano dhe mbrojtësi tjetër i Bayern-it David Alaba shihen si opsione të tjera nga krerët e “Bluve”.