Ylli i Monchengladbach do të largohet nga Bundesliga këtë verë. Gjiganti anglez, Chelsea po synon të transferojë mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Jonas Hofmann, raporton “Bild”.
28-vjeçari do të largohet nga skuadra gjermane këtë verë, dhe skuadrat e interesuara për të duhet të paguajnë dëmshpërblim prej 18 milionë eurosh.
Hofmann është lojtar kyç këtë sezon për Monchengladbachun, ku ka arritur të paraqitet në 15 ndeshje në Bundesliga, duke regjistruar katër gola dhe tetë asistime.