Gjiganti anglez Chelsea ka shprehur interesim serioz në mesfushorin 21 vjeçar të Monacos Aurelien Tchouameni, raporton “ESPN”.
Francezi ka bërë 26 paraqitje këtë sezon në Ligën 1 të Francës, duke e ndihmuar skuadrën e tij Monacon drejt hyrjes në Top 4.
Tchouameni është spikatur nga skautët e Chelsea-t për aftësitë e tij të mira si mesfushor shkatërrues, ku këtë gjë e tregon edhe përqindja e madhe që e ka 21 vjeçari për ndalje të aksioneve, respektivisht ka sukses prej 98% në ndërhyrje të sakta.