UBT News

​Chelsea kundër Zenit, ja formacionet e mundshme

Kampioni evropian Chelsea do t’i rikthehet Ligës së Kampionëve sot, ku do të fillojë rrugëtimin për mbrojtjen e këtij titulli me përballje kundër skuadrës ruse, Zenit St.Petersburg.

Chelsea rikthehet në këtë garë prestigjioze nga fitorja në xhiron e fundit të Premier Ligës angleze prej 3:0 kundër Aston Villas, kurse Zenit në kuadër të Premier Ligës së Rusisë mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Akhmat Grozny.

Chelsea dhe Zenit gjenden në Grupin H, së bashku me gjigantin italian Juventus dhe skuadrën suedeze Malmo FF.

Për të dy skuadrat ky do të jetë takimi i parë, ku në të kaluarën asnjëherë nuk janë përballur me njëra-tjetrën.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, tek Chelsea nuk do të paraqiten N’Golo Kante dhe Christian Pulisic, kurse Zenit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Barrios dhe Ozdoev.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Grupi H

Chelsea (3-4-3): Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Alonso; Havertz, Lukaku, Mount

Zenit St. Petersburg (4-4-2): Kritsyuk; Sutormin, Lovren, Rakitskiy, Santos; Erokhin, Kuzyaev, Claudinho, Malcom; Dzyuba, Azmoun

Exit mobile version