Chelsea raportohet se ka kthyer vëmendjen drejt mesfushorit të Barcelonës, Miralem Pjanic, sipas Le “10 Sport”.
“Blutë” e Londrës po vlerësojnë një ofertë për huazimin e 31-vjeçarit, por Paris Saint-Germain është gjithashtu e gatshme të rrëmbej shërbimet e tij duke i ofruar një kontratë dyvjeçare.
Mbetet të shihet nëse Barca do të jetë e hapur për huazimin e boshnjakut pasi ata janë të interesuar për shitjen e disa lojtarëve në mënyrë që të ulet shifra e lartë e shpenzimeve në paga.