Chelsea po kërkon vetëm fitoren e dytë të sezonit në Premier Ligë, dhe për të arritur këtë, sonte duhet ta mposhtë Fulhamin.
“Blutë” iu rikthyen fitoreve duke mundur Brightonin 1-0 në raundin e tretë të Carabao Cup në mesjavë. Trajneri i tyre, Mauricio Pochettino do të dëshirojë të shënojë një tjetër fitore në udhëtimin në Craven Cottage.
Fulham siguroi gjithashtu një fitore të kupës të mërkurën në mbrëmje, duke mposhtur skuadrën e Championship Norëich City 2-1. Cottagers aktualisht janë mbi Chelsean në Premier Ligë duke marrë tetë pikë nga gjashtë ndeshjet e tyre të para, përcjellë KosovaPress.
Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Fulham (4-2-3-1) : Leno; Tete, Ream, Diop, Robinson; Reed, Palhinha; Decordova-Reid, Pereira, Ëillian; Jimenez.
Chelsea (4-2-3-1) : Sanchez; Cucurella, Disasi, Silva, Colëill; Caicedo, Gallagher; Palmer, Fernandez, Mudryk; Sterling.