“Blutë” dëshirojnë të transferojnë yllin e Interit, Christian Eriksen.
Gjiganti anglez Chelsea do të propozojë një marrëveshje shkëmbimi mes Jorginhos e Christian Eriksen tek Interi, gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë, raporton “Calciomercatoweb”.
“Blutë” do të kërkojnë edhe 20 milionë euro për ta finalizuar marrëveshjen, ku edhe “Nerazzurët” dëshirojnë ta shesin mesfushorin danez në fund të këtij sezoni.
Jorginho do të largohet drejt “San Siros” nëse arrihet marrëveshja mes dy klubeve, por siç spekulohet, bisedimet mes dy palëve janë në ende në fazat e hershme.