UBT News

​Champions League, sot shorti për fazën e 1/8-ve

Mesditën e sotme në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës 1/8 në Champions League. 16 skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy vazo. Fitueset e grupeve janë mes kokave të serive, por edhe në vazon e skuadrave që u pozicionuan të dytat, kundërshtarët janë të frikshëm.

Rregulli bazë i ceremonisë që do të nisë në orën 12:00 është asnjë skuadër nuk mund të përballet me ekipe nga i njëjti shtet ose me kundërshtarë me të cilët janë përballur në fazën e grupeve.

Kokat e serive kanë avantazhin teorik që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në shtëpi. Ndeshjet e para në fazën e 1/8 do të luhen mes 15 dhe 22 shkurtit, ndërsa sfidat e kthimit mes datave 8 dhe 16 mars.

Ndryshimi më i rëndësishëm në fazën me eliminim direkt është heqja e rregullit të golave jashtë fushe. Nëse pas dy ndeshjeve, rezultati mbetet në barazim, skuadrat do të luajnë kohën shtesë dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të ekzekutohen penalltitë për të caktuar fituesin.

Ekipet e kualifikuara:

Ajax*

Bayern Munich*

Juventus*

Liverpool*

Manchester United*

Manchester City*

Real Madrid*

Lille*

Paris Saint-Germain

Sporting Lisbon

Chelsea

Inter Milan

Atletico Madrid

Benfica

Salzburg

Villarreal

*Fituesit e grupeve

Exit mobile version