UBT News

​Challandes: Nuk është e lehtë ndaj Spanjës, por do të provojmë t’i befasojmë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka vlerësuar lart kundërshtarin e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022”.

Challandes në një konferencë për media ka thënë se Spanja ka dy komponente të cilat ia bëjnë çdo kundërshtari pothuajse të pamundur ta aplikojnë lojën e tyre.

“Ata luajnë me posedim të topit dhe presion të madh, por ne do të provojmë të bëjmë lojën tonë dhe nuk do të hyjmë në lojë me idenë se nuk mund të bëjmë asgjë ndaj tyre”, tha strategu zviceran.

Ai ka shtuar se në këtë ndeshje duhet të mendojnë më tepër për fazën e mbrojtjes, por që do të provojnë të befasojnë Spanjën.

Ndeshja Kosovë-Spanjë zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Exit mobile version