Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bermard Challandes ka folur në një konferencë për media para ndeshjes me Gjeorgjinë e vlefshme për Kampionatin Botëror.
Challandes ka thënë se pas dështimit për t’u kualifikuar në Euro 2020, është koha për ta krijuar një skuadër të fortë dhe me objektiva të qarta. Ai ka shtuar se mentaliteti i skuadrës duhet të ndryshojë menjëherë për të marrë rezultate pozitive.
Për ta nisur rrugën e krijimit të një mentaliteti të ri, Challandes ka thënë se do të jetë shumë më i ashpër nga tani e tutje. Ai ka shtuar se ndryshimi i mentalitetit do të jetë pika kryesore në të cilën do të punojë duke e marrë si shembull punën e bërë nga Roberto Mançini me Kombëtaren e Italisë që u finalizua me një sukses të jashtëzakonshëm.
Sa i përket mundësisë që Kosova të kualifikohet për në “Katar 2022”, Challandes tha që është diçka shumë e vështirë edhe pse mund të mendojmë dhe të ëndërrojmë në këtë drejtim.