Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur para ndeshjes së nesërme me Gjeorgjinë, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”. Ai ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen tij për të cilën ka thënë se do të vendosin drejtuesit e federatës por që ai do të provojë të mbijetojë edhe në këtë ndeshje.
“Prejse kam ardhur në krye të Kosovës e kam ditur që do të jetë një mbijetesë dhe deri më tani ia kam dalë. Këtë do ta bëjë edhe nesër, të mbijetojë dhe pastaj do të shoh nëse FFK ja do të dëshirojë të vazhdojë bashkëpunimin me mua”, ka thënë Challandes.
Ndeshja me Gjeorgjinë zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.