Situata financiare e Barcelonës është për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe jo Lionel Messi, ka këmbëngulur presidenti i LaLiga Javier Tebas.
Gazeta spanjolle “El Mundo” raportoi të dielën se kontrata e Lionel Messit me klubin, e nënshkruar në vitin 2017 vlen më shumë se 555 milionë euro për katër vitet e ardhshme.
Kjo vjen pasi Messi u përpoq të largohej nga “Camp Nou” para sezonit 2020-21 dhe mes problemeve financiare të Barcës të shkaktuara nga pasojat e krizës për shkak të COVID-19.
Por Tebas ka reaguar përmes një shkrimi në Twitter duke thënë:
“Situata delikate financiare e Barcelonës ashtu si të gjitha klubet e tjera të mëdha]nuk është faji i Messit por efekti shkatërrues i COVID-19.”
“Pa pandeminë, të ardhurat e gjeneruara nga lojtari më i mirë në histori do të rritnin ato shpenzime. Sensacionalizmi që po e rrethon çështjen është i padrejtë.”, shtoi Tebas.
Messi, i cili ka qenë i lidhur shumë me kampionët e Ligue 1 Paris Saint-Germain dhe gjigandët e Premier Ligës Manchester Cityn pasi skadon kontrata e tij, shënoi golin e tij të 650-të të Barçës në fitoren e së dielës me rezultat 2-1 në LaLiga kundër Athletic Bilbaos.
Nga 650 golat e Messit për Barcelonën, 49 prej tyre kanë qenë nga gjuajtjet direkte të lira – 38 në LaLiga.