Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se me programin “Xhudo në shkolla” synohet që ky sport deri në vitin 2027 të shtrihet në të gjitha shkollat dhe në të gjitha komunat e Kosovës.
Në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë sot u prezantua ky projekt para nxënësve që synon zbulimin e talentëve të rinj në këtë sport, por edhe kultivimin e një stili të shëndetshëm të jetesës. Këto aktivitete po zhvillohen në kuadër të projektit “Kosova shtet i xhudos”.