Autorja e hitit WAP – e cila ndan vajzën 4-vjeçare Kulture dhe djalin 13-muajsh Wave me bashkëshortin Offset – është e vendosur për të zgjeruar familjen e saj dhe me sa duket pasi të ketë përfunduar me albumin e saj të dytë, ajo do të vazhdojë me këtë prioritet.
Para pak kohësh, reperja bëri një intervistë ku foli për familjen dhe suksesin e saj.
“Një gjë negative është se, edhe pse jam e lumtur, ndihem sikur isha pak më e lumtur para dy ose tre viteve kur kisha më pak para. Kisha më pak njerëz që kishin mendime për jetën time. Ndihesha si jeta ime ishte e imja. Tani ndihem sikur nuk e kam as jetën time. Ndjehem sikur bota më zotëron mua”, u shpreh ajo./UBTNews/