UBT News

​Cancelo përshëndetet me Cityn

Joao Cancelo i ka dhënë fund aventurës së tij me Manchester Cityn pasi ka arritur marrëveshje me Bayernin e Mynihut.

Reprezentuesi portugez është përshëndetur me lojtarët e Manchester Cityty dhe më pas ka lëshuar një mesazh në rrjetet sociale duke e falënderuar klubin anglez për kohën e kaluar deri më sot.

Pavarësisht largimit nga ekipi që përfaqësoi në tre sezonet e fundit, ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë tifoz i klubit.

Cancelo do të zyrtarizohet si përforcim i Bayernit në orët në vijim.

Exit mobile version