UBT News

​Caktohen gjyqtarët e finales së Kupës FA ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt

Finalja e FA Kupës në Angli do të drejtohet nga gjyqtari Michael Oliver dhe ekipi i tij, derisa Massey Ellis do të jetë gruaja e parë që do të përfshihet në finalen e këtij kompeticioni.

Chelsea ballafaqohet me Leicester Cityn në “Wembley” të shtunën më 15 maj, derisa Start But dhe Simon Bunnet do të jenë asistëntët e gjyqtarit kryesor. Në sistemin VAR do të jetë Sian Massey-Ellis.

Chelsea në gjysmëfinale e mposhti Manchester Cityn, kurse Leicesteri triumfoi ndaj Southamptonit.

Exit mobile version