Në Pallatin e Rinisë dhe të sporteve sot është zhvilluar ndeshja e radhës në kuadër të Kampionatit Botëror Universitar të Hendbollit, ku në kategorinë e fermave janë ballafaquar Universiteti i Shkodrës dhe ai i Koresë së Jugut (KNSU).
Vajzat nga Shkodra kanë pësuar disfatë të thellë me rezultat 39-10 në një ndeshje e cila i dominua totalisht nga fillimi deri në fund nga skuadra koreane.
Kjo është fitorja e dytë për KNSU, pasi dje mposhtën edhe skuadrën çeke Upol me rezultat 35-20.
Ndërsa, për Universitetin e Shkodrës kjo është himbja e dytë radhazi në këtë kampionat. Disfata e parë erdhi të hënën përballë skuadrës Uaveiro.