UBT News

​Bordi i Real Madridit njofton se do ta padisë presidentin e La Ligas dhe kjo është arsyeja

Bordi i Real Madridit ka mbajtur sot një mbledhje urgjente ku më pastaj ka dalë me qëndrimin se do të paraqesë padi kundër presidentit të La Ligas, Javier Tebas dhe kreut të fondit CVC, Javier de Jaime Guijarro.

Kohëve të fundit se fondi CVC, me qendër në Luksemburg, do të fitojë 10% të aksioneve nga divizioni spanjoll i futbollit, me La Ligan që njoftoi se do të jetë një marrëveshje afatgjate e cila përafron interesat e klubeve të La Ligas dhe fondit CVC në aspektin monetar.

“Në takimin e mbajtur sot Bordi i Drejtorëve të Real Madridit u pajtua njëzëri për të inicuar veprime juridike civile dhe penale kundër Presidentit të LaLigas, Javier Tebas Medrano, Javier de Jaime Guijarro, kreut të Fondit CVC, dhe kundër vetë Fondit SICAV-FIS të CVC Capital Partners”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Real Madridi.

“Për më tepër, Bordi i Drejtorëve ka vendosur të ndërmarrë çdo veprim juridik që e konsideron të përshtatshëm për të anuluar dhe për të bërë joefektive çdo rezolutë të mundshme të miratuar nga Asambleja e LaLigas, që do të mbahet më 12 gusht 2021, në lidhje me marrëveshjen midis LaLigas dhe fondit CVC”, përfundon deklarata e gjigantit spanjoll.

Ndryshe, klubet spanjolle janë duke kaluar nëpër një situatë ktitike financiare dhe një marrëveshje e tillë vlerësohet se vetëm do ta rëndonte edhe më tepër këtë situatë.

Exit mobile version