Trajneri i Ajax-it, Erik ten Hag raportohet se është gjithnjë e më afër emërimit si trajner i ri i Manchester United pasi që bisedimet janë duke avancuar në rrugën e duhur.
Pas intervistës pozitive të zhvilluar disa javë më parë, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, bordi i Man United është në kontakt të drejtpërdrejtë me Erik ten Hag dhe agjentët e tij.
Tani mësohet se bisedimet janë duke u zhvilluar në lidhje me projektin, planet afatgjata, nënshkrimet e reja, buxhetin e verës dhe strukturën e klubit sepse Ten Hag dëshiron qartësi të plotë mbi planet e Man United.
Erik ten Hag ka marrë oferta edhe nga klube të tjera, por prioriteti i tij ka qenë gjithmonë Man United dhe është në pritje të qartësimeve të më tutjeshme në lidhje me këtë projekt. Ai ka një klauzolë lirimi prej 2 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij me Ajax-in, por nuk do të jetë problem për Man United në rast se ata do të vendosin të përfundojnë marrëveshjen.