UBT News

​Bielsa për Super Ligën Evropiane: Pronarët e vetëm të futbollit janë ata që kanë dashuri për klubin

Super Liga Evropiane nuk do të sjellë gjëra të mira për futbollin, dhe ata që janë të përfshirë në këtë gjë po rrezikojnë duke prishur marrëdhënien e fansave me sportin.

Kjo ishte pikëpamja e trajnerit të Leeds United, Marcelo Bielsa, i cili u shpreh kundër formimit të këtij kompeticioni, në një konferencë për media pas ndeshjes kundër Liverpoolit, ku Leeds barazoi me pjesëmarrësin e Super Ligës me rezultat 1:1.

“Sigurisht që do ta dëmtoj futbollin. Nuk duhet të jemi të befasuar. Ekipet e forta, superfuqitë evropiane, mendojnë që vetëm ato e kanë influencën më të madhe, dhe i ndihmojnë financiarisht futbollit. Me këtë logjikë, kur ekipet e tjera nuk janë më të nevojshme për to, ata e marrin privilegjin në interesin e tyre dhe harrojnë të tjerët. Por, në këtë kohë futbolli është duke u shndërruar në diçka komerciale. Është e natyrshme që në botën e biznesit, duke e shikuar aspektin ekonomik, ata e dëshirojnë shumicën e audiencës. Futbolli i përket të gjithëve, edhe nëse ka pronarë, por pronarët e vetëm të futbollit janë ata të cilët kanë dashuri për klubin, dhe pa ta futbolli do të zhduket”, shtoi trajneri gjerman.

Po ashtu, edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tregoi që nuk është fans i këtij propozimi, ku tha që do të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate.

Kurse mesfushori i “Të Kuqve” James Milner ishte më direkt në kritikat për Super Ligën Evropiane, ku tha: “Nuk më pëlqen dhe shpresoj shumë që nuk do të ndodhë”.

Exit mobile version