UBT News

​Bie numri i veturave të paregjistruara e të pasiguruara në Kosovë

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka organizuar të enjten tryezën e diskutimit me temë ‘Veturat e paregjistruara dhe të pasiguruara si sfidë për anëtarësim në sistemin e Kartonit të Gjelbër’, ku është thënë se vendosja e stikersave ka ndikuar në rënien e numrit të veturave të paregjistruar në Kosovë.

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tha se çështja e Kartonit të Gjelbër është marrë me seriozitet Qeveria.

Sipas tij, vendosjen e stikersave ka dhënë rezultate të menjëhershme në rënien e numrit të automjeteve të paregjistruara dhe pasiguruara në vend.

E drejtori ekzekutiv i Byros Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku u shpreh se veturat e paregjistruara dhe të pasigurua janë sfidë.

Ai bëri të ditur se më 28 korrik në Bruksel janë të ftuar për të diskutuar për Kartonin e Gjelbër, nga një shtet mik.

Ramize Ramadani nga Banka Qendrore të Republikës së Kosovës, tha se BQK-ja gjithherë̈ ka punuar për të pasur stabilitet në sektorin e sigurimeve.

Sipas saj, politika më e mirëfilltë për uljen e veturave të paregjistruara është toleranca zero.

BKS diskuton për sfidat e anëtarësimit në Kartonin e Gjelbër

Exit mobile version