Presidenti amerikan, Joe Biden ka një rregull për anëtarët e stafit të tij: Nëse nuk merrni kohë për t’u kujdesur për jetën tuaj personale, mund të pushoheni nga puna.
Biden u thellua në rregullin – të cilin e përforcoi si një senator i SHBA-së. Presidenti amerikan e bëri këtë deklaratë së fundi në podcast-in e quajtur “On Purpose” të Jay Shetty. Ai specifikoi rastin e një punonjësit të veçantë, njohuritë e të cilit për një seancë të ardhshme të Gjykatës së Lartë ishin të pakrahasueshme sepse ai ishte personi që i dinte të gjitha detajet. Pasi mësoi se punonjësi kishte telashe në shtëpi, Biden i tha atij të mos e ndiqte seancën e Gjykatës së Lartë.
Kur punonjësi këmbënguli të qëndronte, Biden këmbënguli edhe më shumë.
“I thashë shko në shtëpi… shko në shtëpi. Dhe e dini pse? Sepse unë do të shkoja në shtëpi”, shpjegoi Biden. “Unë kam një mijë shefa, por në fund të fundit kam vetëm një unë… E di se kur pata një krizë në shtëpi kur djemtë ishin duke u rritur, shkova në shtëpi”, ka shtuar tutje ai.
Biden po ashtu ka kujtuar edhe një rast tjetër kur ai mësoi për problemet e një punonjësi në shtëpi. Presidenti amerikan ishte gati ta pushonte nga puna nëse ai refuzonte ta merrte pushimin.
“Nëse nuk shkon në shtëpi, unë do të të pushoj. Shko në shtëpi. Marrëdhënia juaj është shumë më e rëndësishme se çdo gjë që po bëni për mua”, i kishte thënë Biden. Ai shtoi: “Pra, ky është një rregull që ne kemi. Jo një shaka”.
Koha e lirë për shëndetin dhe mirëqenien personale është bërë gjithnjë e më shumë një çështje e panegocueshme për një pjesë të madhe të fuqisë punëtore të sotme. Sipas një raporti të vitit 2022 nga Shoqata Psikologjike Amerikane, 81% e punëtorëve amerikanë thonë se mbështetja e shëndetit mendor do të jetë një nga gjërat më të rëndësishme që e vlerësojnë gjatë kërkimeve të tyre të ardhshme të punës.
Biden kishte shtuar se vitet e përvojës dhe mençurisë që vijnë më moshën e ndihmuan atë të kuptonte rëndësinë e pushimit.
Në këtë pikëpamje nuk është i vetëm. Njësoj mendon edhe miliarderi, bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, për shembull, ishte dikur një i vetëshpallur punëtor tejet i zellshëm. Në një fjalim pranë studentëve në ceremoninë e fillimit të Universitetit të Arizonës Veriore në maj, Gates kishte pasur shprehi të mënjanonte kohën me familje vetëm për të qenë në zyrë.
U desh të bëhej baba që Gates të kuptonte se ka më shumë në jetë se sa puna.
“Bëni një pushim. Tregohu i sjellshëm me njerëzit përreth jush kur ata kanë nevojë për ty”, kishte thënë ai.
Në përgjigje të idesë se disa punonjës mund të përfitojnë nga ftesa e hapur e Biden për pushim, presidenti tha se nuk ka frikë.
“Nuk duhet të më thuash kurrë pse po merr pushim. Gjithçka që duhet të thuash është, ‘Unë nuk do të jem këtu’. Nëse del se po luani lojëra me mua, unë do ta marr vesh. Por unë ju njoh shumë mirë”, ka shtuar ai./AkademiPune