Pas shkarkimit të Shasivar Haxhijaj, Komiteti Olimpik i Kosovës në pozitën e sekretarit të përgjithshëm ka emëruar Besim Alitin.
Ky vendim është aprovuar në mbledhjen e katërt të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, ku vetë presidenti Ismet Krasniqi e kishte propozuar Alitin për të marrë këtë pozitë.
Aliti njihet për një karrierë të bujshme në sport, ku ka qenë menaxher në Asociacionin Evropian të Sportit Universitar, ku ka ndihmuar në organizimin e shumë ngjarjeve ndërkombëtare si Lojërat Evropiane Baku 2015, FIBA Evropianin e basketbollit 2015, Lojërat Evropiane Universitare 2016, Lojërat Islamike Baku 2017, e po ashtu ka qenë drejtor ekzekutiv i Kampionatit Evropian në Karate të mbajtur në Poreç të Kroacisë.