Kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit me përvojë të madhe Besart Berisha.
Berisha gjatë karrierës së tij ishte futbollist në disa nga ligat më të mëdha si ajo e Gjermanisë, Norvegjisë, Danimarkës, Anglisë dhe Japonisë.
Po ashtu, sulmuesi 36-vjeçar ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, me të cilën kishte bërë 17 paraqitje duke regjistruar vetëm një gol, para se t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës, tek e cila debutimin e bëri më 24 mars 2017.
“Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardh-e-kaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë. Mirë se vjen Besart Berisha”, shkruan në profilin zyrtarë të Prishtinës në Facebook.