Besart Berisha ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv. Lajmin sulmuesi kosovar e ka dhënë në profilin e tij në rrjetin social Instagram. Ish-lojtari i Hamburgut dhe skuadrave australiane, Brisbane Roar dhe Malbourne Victory ka thënë se rrugëtimi në karrierën e tij si futbollist ishte i mrekullueshëm dhe i pa harruar.
“Fansa të dashur, tanimë ka ardhur koha: Unë do të mbyllë këtu karrierën time si futbollist. Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm të cilin unë kurrë nuk do e harrojë. Prej se kam filluar me futboll kam filluar me një buzëqeshje në fytyrë, kurse tani fytyra ime po buzëqeshë përsëri duke kujtuar momentet e bukura në karrierën time”, ka shkruar Berisha.
Vitin e kaluar Berisha e provoi edhe Superligën e Kosovës duke iu bashkuar Prishtinës, por u largua shpejtë nga aty pas vetëm një paraqitjeje.