UBT News

​Bëhen homazhe te varri i Fadil Vokrrit në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të KE të FFK-së, komplet ekipit të Kombëtares, veteranëve të futbollit, administratës së FFK-së si dhe tifozëve “Dardanët” kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, me rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij.

Pas homazheve, presidenti Ademi në një prononcim për media ka thënë se kujtimi për legjendën e futbollit mbarëkombëtar do të jetë i përhershëm.

“Sot është përvjetori i katërt pa legjendën tonë. Fadil Vokrri dihet tashmë kush ka qenë në fushën e lojës, normalisht ka qenë edhe udhëheqës i Federatës dhe i falënderoj të gjitha ata që kanë dhënë kontribut për futbollin dhe për FFK-në që me ardh në këtë ditë, sidomos legjendën tonë i cili ka qenë në fazën e ndërkombëtarizimit. Në këtë kohë ndjejmë edhe dhimbje edhe emocione të ndryshme. Jo rastësisht sot qëlloi ndeshja e cila do të luhet me Irlandën e Veriut dhe rezultatin ia dedikojmë ish-presidentit Fadil Vokrri. Po ashtu i lus ‘Dardanët’ që ta bëjnë një koreografi jashtëzakonisht të veçantë në këtë katër vjetorin dhe sigurisht që kujtimi do të jetë i përhershëm për të”, theksoi kreu i FFK-së.

Homazhe tek varri i Legjendës kanë bërë edhe familjarët e të ndjerit, miq e qytetarë të shumtë.

Exit mobile version