Bayern Munih thuhet se është gati të lejojë portierin Yann Sommer të shkojë në Inter, pasi të gjej zëvendësuesin e tij.
“Nerazzurrët”, të cilët janë në turneun e tyre parasezonal në Japoni së bashku me gjigantët e Bundesligës, aktualisht janë pa asnjë portier të ekipit të parë pasi e shitën Andre Onanën te Manchester United dhe e lanë Samir Handanovicin të largohej si lojtar i lirë.
Sommer është identifikuar prej kohësh nga Interi si zgjedhja e tyre kryesore për sezonin e ardhshëm dhe lojtari është i prirur të bëjë këtë lëvizje, duke i thënë Bayernit përpara udhëtimit në Japoni se ai dëshiron të largohet për në kryeqytetin e Lombardisë këtë verë.
“Gazzetta dello Sport” detajon se si Bayerni më në fund është gati të lejojë Sommerin të largohet, tani që ata kanë rreshtuar një zëvendësues si David Raya, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Brentfordin.
Interi është nxituar për të finalizuar ardhjen e Sommer dhe ata janë të prirur ta mirëpresin atë në kampin e tyre stërvitor në Japoni. Gjërat mund të përfundojnë në 24 deri në 48 orët e ardhshme dhe është ende e paqartë nëse “Nerazzurrët” do të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 6 milionë euro apo do t’i jepet një zbritje e vogël.