UBT News

​Bayern tregon çmimin për Coman

Sulmuesi francez mund të largohet nga “Allianz Arena”.

Gjiganti gjerman ka bërë publike shumën të cilën është duke e kërkuar për sulmuesin anësor Kingsly Coman, raporton “BILD”.

Manchester United dhe Liverpooli kanë treguar interesim serioz në 25-vjeçarin francez, për të cilin “bavarezët” tani po kërkojnë rreth 90 milionë euro.

Sidoqoftë, për Coman kjo është një shumë jo reale dhe shumë e madhe për klubet e interesuara, për shkak të problemeve financiare që ka shkaktuar COVID-19, dhe thuhet se ai do të presë deri në vitin 2023 kur edhe i skadon kontrata me Bayern.

Sezonin e kaluar, Coman bëri 39 paraqitje në Bundesligën gjermane, duke regjistruar tetë gola dhe 15 asistime për Bayern Munih. 

Exit mobile version