Gjiganti katalunas Barcelona ka prezantuar fanellën e tretë të klubit e cila do të jetë edhe fanella për sezonin e ri 2021/22 të Ligës së Kampionëve.
Fanella e Barcelonës është e inspiruar nga lidhja e ngushtë mes klubit dhe qytetit, ku është dizajnuar në ngjyrat tradicionale, të kaltër me vija të kuqe.
Vijat e kuqe në fanellë simbolizojnë pesë lagjet e Barcelonës, Poble-sec, Poble Nou, Gracia, Raval dhe Les Corts. Ndërsa shenja e brendit “Nike” dhe logoja e klubit janë të dizajnuara me ngjyrë të verdhë.
Javën e ardhshme, saktësisht të martën mbrëma, Barcelona i rikthehet Ligës së Kampionëve me përballjen kundër gjigantit gjerman Bayern Munich, në Grupin E.